Supersfida Juventus - Inter

Futboll

Supersfida Juventus - Inter

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 13:05
Kristian Vieri

Ish-sulmuesi Kristian Vieri në intervistën e gjatë për “Radio Serie A” u ndal edhe tek supersfida Juventus-Inter, që do të luhet më 26 nëntor.

“Interi është më i fortë sot. Ata janë një super skuadër, luajnë shumë mirë. Inzagi është më i mirë se Alegri, ai po tregohet një trajner i madh. I preferuari im mes dy skuadrave?

Më pëlqen shumë Lautaro dhe Turam, edhe Dimarko më pëlqen shumë, shënoi një gol të çmendur ndaj Frozinone, Interi më çmend. Janë të gjithë lojtarë të fortë, luajnë futboll të mirë.

Në Juve nuk mund të gjej një të tillë, por është shumë ekip solid, Bremer në mbrojtje, ai ka katër sulmues të fortë përpara.

Kin është në formë të shkëlqyer, ai po luan shkëlqyeshëm. Është gjithashtu Kieza, dikush që mund të bëjë gjithmonë diferencën.

Vlahovicc, gjithmonë luan dhe shënon gola. Ti bëhesh një forcë lëvizëse, duke luajtur çdo ndeshje”, deklaroi Vieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat