Dëmtohet

Futboll

Dëmtohet

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 11:42
Eduardo Camavingas me shokë

Ndryshim në listën e kombëtares së Francës.

“Gjelat”, një ndër skuadrat e para kombëtare që siguroi kualifikimin në Euro 2024, mbyllin fushatën eliminatore në grupin B kundër Gjibraltarit në shtëpi (18) dhe Greqisë në Athinë (21).

Dider Deschamps ka humbur shërbimet e Eduardo Camavingas. 21-vjeçari i Real Madrid ka dëmtuar gjurin gjatë stërvitjes. Dhe është larguar nga grumbullimi me Kombëtaren.

Mesfushori do t’i nënshtrohet skanimeve dhe testeve mjekësore në Valdebebas, kompleksin stërvitor të Realit, për të zbuluar shkallën e dëmtimit të tij.

Në vendin e Camavingas tekniku Deschamps ka ftuar Khephren Thuram, vëllanë e Marcus Thuram, sulmuesit të Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat