Yjet” kryesorë të Evropës nuk kryesojnë renditjen këtë vit

Futboll

Yjet” kryesorë të Evropës nuk kryesojnë renditjen këtë vit

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 13:11
Akor Adams

Në vendin e parë është Akor Adams, me 22 gola për Montpelliere dhe Lillestrom.

Sulmuesi 23-vjeçar po shkëlqen këtë sezon në Ligën e Parë të Francës me 7 rrjeta në 11 ndeshje, ndërsa pjesën tjetër e ka realizuar në Norvegji për skuadrën e Lillestrom.

Në vendin e dytë është Amal Pelegrino, që luan në elitën norvegjeze për skuadrën e Bodo/Glimt.

Ai ka shënuar plot 23 gola, dhe ka 34.5 pikë, sepse për ligën e Norvegjisë çdo rrjetë vlen 1.5 pikë.

Në vendin e tretë është “ylli” i Bayern dhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane.

Në formë të shkëlqyer, sulmuesi anglez ka 17 gola në vetëm 11 sfida të Bundesliga-s dhe vlerësohet me 34 pikë.

Në kampionatin gjerman, goli vlen 2 pikë.

Gara këtë vit vërtet është e çuditshme sepse Kylian Mbappe është vetëm në vendin e pestë në renditjen e momentit.

Ylli I Paris SG ka 26 pikë në 13 rrjeta në këtë sezon në Ligën e Parë të Francës.

Edhe më prapa, në vendin e gjashtë është fituesi në fuqi i “Këpucës së Artë”, asaj për edicionin e kaluar.

Erling Haaland ka po 13 rrjeta të shënuara në Premier League-n angleze, pra ka të njëjtën sasi pikësh si Mbappe, 26.

Gjithsesi, jemi ende në nëntor, dhe ka kohë deri në fund të majit për të ndryshuar këtë klasifikim të habitshëm për mbretin e golave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat