Ramadani festoi kualifikimin në Euro 2024 me bluzën me Adem Jasharin, “çarten” mediat serbe

Futboll

Ramadani festoi kualifikimin në Euro 2024 me bluzën me Adem Jasharin, “çarten” mediat serbe

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 09:14
Ylber Ramadani është paraqitur para mediave me bluzë me foton e komandantit legjendar Adem Jashari.

Shqipëria ka shkuar në Euro 2024 me një paraqitje bindëse në kualifikueset e këtij turneu, duke qenë protagoniste që nga ndeshjet e muajit qershor e më tutje.

Pas fitores së djeshme ndaj Moldavisë, Ylber Ramadani është paraqitur para mediave me bluzë me foton e komandantit legjendar Adem Jashari.

Por ky gjest i mesfushori shqiptar duket se i ka rënë pak rëndë serbëve. Mediat serbe e kanë qujatur këtë gjest skandaloz dhe të tmerrshëm.

Image
Ylber Ramadani me foton e komandantit legjendar Adem Jashari.

”E tmerrshme! Festë skandaloze, futbollisti shqiptar ka festuar kualifikimin në Euro 2024 me një bluzë me Adem Jasharin”, është titulli i Kurir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat