Flet Spalletti

Futboll

Flet Spalletti

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 11:35
Italia

Italia fitoi 5-2 ndaj Maqedonisë së Veriut në “Olimpico” dhe tashmë është një pikë larg kualifikimit në Euro 2024.

Kombëtarja e kaltër sfidon Ukrainën në “BayArena” të Leverkusenit të hënën (20 nëntor).

Sfidë ku djemtë e Luciano Spallettit luajnë për dy rezultate. Trajneri i Italisë theksoi pas ndeshjes se u hodh një hap përpara, teksa deklaroi se i pëlqeu loja e skuadrës.

“Luajtëm mirë gjatë 90 minutave. Por, skuadra më pëlqeu më shumë në pjesën e dytë krahasuar me të parën.

Fatkeqësisht, ndodh herë pas here që kur arrihet rezultati pozitiv, të ulet pak ritmi dhe të luftohet më pak për topin. Gjithsesi, ne kemi hedhur një hap të rëndësishëm përpara sa i përket rasteve të krijuara.

Djemtë treguan personalitet. Prisja që të vuanim pasi ndeshja shkoi 3-2, por skuadra reagoi, nuk qëndruam duarkryq”, theksoi Spalletti. Në fund një koment për Jorginhon, i cili humbi një penallti në pjesën e parë.

“Komplimente për Jorginhon, ndërkohë që portieri u tregua i aftë në pritjen e penalltisë. Jorginho mbetet një goditës i veçantë penalltish për Italinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat