Klinsmann i bindur

Futboll

Klinsmann i bindur

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 13:08
Klinsmann

Intervistë e gjatë e dhënë për “Gazzetta dello Sport” nga Jurgen Klinsmann, ish-sulmuesi i Interit dhe trajneri aktual i Koresë së Jugut. Gjermani thellohet në temat e futbollit italian, duke pasur parasysh Juventus-Inter fundjavën e ardhshme dhe zikaltrit favoritë për titull:

“Është pak herët për parashikime, sidomos para një përplasjeje direkte, por unë shoh një Inter të kompletuar. Skuadra e Inzaghit di si të dalë nga krahët dhe të të godasë në mes. Kur sheh Interin ke ndjenjën se çdo veprim i tij mund të sjellë rrezik. Do të doja me shpirt ta siguronte yllin e dytë, por kjo skuadër mund të shkojë përsëri në fund edhe në Champions League.

Deri para disa vitesh kundër Manchester City, Real Madrid apo Bayern Municg kishte pak shanse, por tani zikaltrit kanë gjithçka për t’i eliminuar këto rivalë të mëdhenj europianë. Interi ka një skuadër që mund të krahasohet me top-klubet për nga thellësia dhe cilësia e përbërjes.

Ecuria e Thuram? Kujtimi i Lukakut dhe Dzekos ishte i rëndë, por francezi nuk po bën askënd të pendohet që e afruan tek Interi. Shpresoja që të ndihej mirë menjëherë, në realitet është më shumë se mirë.

Gjëja e bukur është që Marcus është thjesht Marcus, i ndryshëm nga të tjerët. Ai është një talent natyral, por me mendjen e duhur për t’u bërë kampion. Mund të dukej si ‘kumar’ kontraktimi i tij, por tani mund të themi se Interi bëri shumë mirë me të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat