Bellingham fiton një çmim

Futboll

Bellingham fiton një çmim

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 13:49
Jude Bellingham

Jude Bellingham është fituesi i çmimit “Golden Boy” 2023.

Futbollisti anglez, i cili kaloi pjesën e parë të vitit me Borussia Dortmund, para se të transferohej te Real Madridi dhe të dominonte muajt e parë me “Los Blancos”, u shpall lojtari më i mirë nën 21 vjeç nga çmimi i “Tuttosport”.

Juria ndërkombëtare, e përbërë nga 50 gazetarë të gazetave më prestigjioze evropiane, i dha atij 485 nga 500 pikët në dispozicion.

Në listën e nderit, anglezi pason dy talentet e rinj të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Pedri, që fitoi çmimin në vitin 2021, dhe Gavi në edicionin e fundit. Për Italinë, Giorgio Scalvini u vlerësua si lojtari më i mirë nën 21 vjeç. Këtu janë të gjitha çmimet e dhëna:

“Golden Boy” – Jude Bellingham (Dortmund / Real Madrid)

I riu më i mirë – Lamine Yamal (Barcelona)

Italiani më i mirë U-21 – Giorgio Scalvini (Atalanta)

Lojtari i Artë – Erling Haaland (Manchester City)

Lojtarja e Artë – Aitana Bonmati (Barcelona)

Më e mira italiane U-21 – Chiara Beccari (Sassuolo)

Vajza e Artë – Linda Caicedo (Real Madrid)

Agjenti më i mirë – Ali Barat (agjenti i Caicedo)

Sfida më e madhe – Cristiano Giuntoli (titulli me Napolin)

Trajneri më i mirë evropian – Edu Gaspar (Arsenal)

Presidenti më i mirë evropian – Tony Bloom (Brighton)

“Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim deri në këtë moment, duke filluar nga Birminghami në Dortmund dhe Madrid. Pa ata, e gjitha kjo nuk do të ishte e mundur, – komentoi Bellingham kur pranoi çmimin. – E fundit, por jo më pak e rëndësishme.

Më e rëndësishmja është familja ime, e cila gjithmonë më ka mbështetur, dashur dhe motivuar. Tani me këtë njohje prestigjioze dua të eci përpara. Dua t’i kapërcej limitet e mia dhe shpresoj të jem në gjendje të fitoj shumë trofe të tjerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat