Nagelsman humb Ter Stegenin

Futboll

Nagelsman humb Ter Stegenin

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 14:15
Nagelsman

Kombëtarka e Gjermanisë do të për ballet me Turqinë mbrëmjen e sotme në Berlin dhe trajneri, Julian Nagelsman, do të ketë mundësi të krijojë ide më të qarta drejt turneut madhorë “Euro 2024”.

Në prag të duelit në fjalë, tekniku 36-vjecacr ka analizuar pika kyçe të ekipit, nga përmirësimi i mbrojtjes deri tek lojtarë me premisa në aventurën e Kampionatit Europian që do të mbahet në shtëpinë e tyre.

Megjithatë lajmi më i bujshëm përkon me lëndimin e portierit Marc Andre ter Stegen, i cili është detyruar të largohet nga grumbullimi, si pasojë e një problemi në shpinë.

Mar-Andre do të mungojë në dy takimet e radhës. Ai ka dhimbje në shpinë dhe sot do të kthehet në Barcelonë për t’u riaftësuar më i qetë. Nuk ka kuptim të rrezikojmë në këtë situatë.

Do e analizojë me kujdes se kush do e mbulojë rolin e numrit ‘1’. Përsa i përket temës së rikthimit të Nojerit, nuk bëhet fjalë.

Në ekip përfshihen lojtarët në bazë të performancës dhe Manueli duhet të pres edhe ca kohë”, tha Nagelsman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat