Media kroate tallet me serbët: Një futbollist shqiptar ka trazuar Serbinë

Futboll

Media kroate tallet me serbët: Një futbollist shqiptar ka trazuar Serbinë

Nga: K. Goca Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 14:19
Ylber Ramadani

Shqipëria u kualifikua në Kampionatin Evropian për herë të dytë në historinë e saj.

 “Një futbollist shqiptar ka trazuar Serbinë”, është titulli i gazetës kroate “24 sata”.

{Lojtarët e Shqipërisë janë kualifikuar për në Euro 2024 pasi siguruan një nga dy vendet e para në Grupin E pas barazimit 1:1 gjatë të premtes ndaj Moldavisë në Kishinau.

Pas ndeshjes Ylber Ramadani (27 vjeç) mbante një fanellë me imazhin e themeluesit të UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) Adem Jashari.

Ndaj në Serbi nuk u entuziazmuan me zgjedhjen e veshjeve të tij pas ndeshjes dhe disa media serbe e cilësuan festën e tij ‘skandaloze’.

Ndryshe, Ramadani luan për skuadrën e ligës së parë italiane Lecce, ai ka lindur në Gjermani në vitin 1996, por është rritur në Kosovë, ku ka filluar karrierën e tij futbollistike”, shkruan media kroate “24 sata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat