Bennacer: Nuk do të shkojë kurrë në Inter

Futboll

Bennacer: Nuk do të shkojë kurrë në Inter

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 16:21
Futbollisti i Ac Milanit, Ismaël Bennacer

Futbollisti i Ac Milanit, Ismaël Bennacer është shprehur se kurrë nuk do të transferohet tek skuadra rivale, Inter.

“Kam shumë respekt për Milanin. Sigurisht që nuk do ta vesh kurrë fanellën e Interit”, u shpreh Bennacer.

Ndërsa 25-vjeçari pati fjalë edhe për kalimin e Çalhanoglut tek Interi.

“Isha shumë i befasuar kur Çalhanoglu nënshkroi për Interin… Nuk po them se do të qëndroj në Milan përgjithmonë, por me siguri, në Inter kurrë”, citon Fabrizio Romano të ketë thënë Bennacer.

Algjeriani është pjesë e Milant që nga viti 2019, i cili erdhi nga skuadra e Empolit për 17 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat