Sulmuesi 25-vjeçar doli në fushë me fanellën me numrin 10

Futboll

Sulmuesi 25-vjeçar doli në fushë me fanellën me numrin 10

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 18:21
Kwang-Song

Ish-lojtari i Juventus-it, Han Kwang-Song është rikthyer në fushë pasi është “riedukuar”. Nuk kishte asnjë lajm për sulmuesin që nga 21 gushti 2020 kur ai luajti ndeshjen e fundit zyrtare me fanellën e Al-Duhail.

Sulmuesi 25-vjeçar doli në fushë me fanellën me numrin 10 për Korenë e Veriut, duke luajtur kundër Sirisë të enjten e kaluar në Jeddah të Arabisë Saudite, të cilën e fituan 1-0 në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2026.

Siguria e pranisë së Hanit në skuadër, siç shpjegohet nga Mundo Deportivo, mbërriti vetëm pak minuta para fillimit, kur u lexua lista.

Lojtari i lindur në vitin 1998 u detyrua të braktiste ëndrrën e tij për t’u futur në futbollin perëndimor për shkak të Rezolutës 2397 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, miratuar më 22 dhjetor 2017, pak para transferimit të tij nga Juventus te klubi i Katarit Al-Duhail.

Rezoluta vendosi një ndalim për koreano-veriorët që punojnë jashtë vendit me arsyetimin se pagat e tyre mund të financojnë investimet e regjimit të Kim Jong-un në fushat ushtarake, bërthamore dhe kimike.

Pasi ndihmoi Al-Duhail të fitonte titullin e Ligës së Yjeve të Katarit 2020 (3 gola në 10 paraqitje), Han ndërpreu kontratën e tij dhe mori një fluturim për në Romë në janar 2021.

Që nga ai moment, duke mos qenë në gjendje të riatdhesohej për shkak të mbylljes së Koresë së Veriut për t’u mbrojtur nga Covid, futbollisti jetonte në ambasadë, ndoshta në Itali, derisa u kthye në shtëpi tre muaj më parë. Tani më në fund Han është kthyer në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat