Momenti kur një tifoz tentoi t’i afrohet Xhakës gjatë lojës me një plis në dorë

Futboll

Momenti kur një tifoz tentoi t’i afrohet Xhakës gjatë lojës me një plis në dorë

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 23:09
Pamje

Zvicra dhe Kosova ndanë pikët sonte në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “St. Jakob-Park” përfundoi me rezultatin 1:1.

Ky rezultat e dërgon Zvicrën në Evropianin e vitit të ardhshëm, kurse Kosovën e eliminoi edhe matematikisht.

Gjatë ndeshjes së sontme një tifoz hyri në fushën e lojës dhe me një plis në dorë tentoi t’i afrohet Granit Xhakës, mesfushorit nga Kosova që mbron ngjyrat e Zvicrës.

Ai u duk sikur po tentonte t’ia vendoste Xhakën plisin në kokë.

Megjithatë, zyrtarët e sigurisë ndërhynë me kohë dhe gjithçka kaloi pa ndonjë incident apo diçka tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat