Bekaj: I lumtur që luajta në kualifikuese, Kosova ka lojtarët më të mirë në Ballkan

Futboll

Bekaj: I lumtur që luajta në kualifikuese, Kosova ka lojtarët më të mirë në Ballkan

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 23:11
Bekaj

Pas barazimit 1-1 ndaj Zvicrës, Visar Bekaj është shprehur shumë i lumtur që ka debutuar në eliminatoret e EURO 2024, ndonëse pikërisht në këtë takim u “shua” ëndrra e Kosovës për Europianin.

Duke folur për emisionin “Dardanët” në SuperSport/Digitalb, portieri theksoi se sipas tij Kosova ka lojtarët më të mirë në Ballkan.

Debutimi me Kosovën: “Jam ndjerë shumë mirë që luajta me Kosovën. Kur kam hyrë në fushë isha duke qeshur sepse nuk mu besonte isha shumë i lumtur.”

Barazimi ndaj Zvicrës: “Kemi hyrë në fushë që të mos pësonim gol, që të shënonim në minutat e fundit, por fatkeqësisht edhe pësuam. Megjithatë e dinim që kishim një kundërshtar të vështirë, por kemi dhe një ndeshje le të marrim tre pikët aty.”

Lojtarë cilësorë: “Lojtarët kosovarë kanë shumë cilësi, por problem është infrastruktura. Kosova ka futbollistët më të mirë në Ballkan dhe nëse do rregullohet edhe infrastruktura do jenë shumë më mirë.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat