Al-Ittihad prezanton trajnerin e ri, detajet e akordit

Futboll

Al-Ittihad prezanton trajnerin e ri, detajet e akordit

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Marcelo Gallardo është zyrtarizuar si trajneri i ri i Al-Ittihad. 47-vjeçari argjentinas, të cilin të gjithë e pritnin të bëhej pjesë e futbollit europian, ka zgjedhur të vijojë karrierën në Arabinë Saudite.

Gallardo ka firmosur një kontratë deri në vitin 2025 me kampionët në fuqi të futbollit saudit. Aty ku do të punojë me emra si Karim Benzema, Ngolo Kante, Fabinho apo Felipe Luiz.

Al-Ittihad renditet përkohësisht në vendin e pestë në kampionat, me 11 pikë më pak se kryesuesit e Al-Hilal. Objektivi i teknikut latin është ta ngjitë ekipin të treshen e parë, pozicion që siguron një biletë në AFC Champions League.

Gjatë karrierës si futbollist, ish-mesfushori i avancuar luajti me skuadra si River Plate, Monaco, PSG, DC United dhe Nacional. Teksa shënoi 13 gola gjatë 44 takimeve të zhvilluara me kombëtaren e Argjentinës.

Ndërkohë që si trajner, Gallardo ka shkruar historinë me Riverin e tij të dashur, duke u bërë tekniku më fitues në historinë e klubit nga Buenos Aires.

Gallardo udhëhoqi “Millonarios” drejt fitimit të 2 Kupave Libertadores, ndërkohë që fitoi edhe 12 trofe të tjerë në pankinën e skuadrës së zemrës.

Futbolli i tij bazohet në metodat e dyshes Marcelo Bielsa-Pep Guardiola. Kontrata me Al-Ittihad do i sigurojë rreth 15 mln dollarë në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat