Rossi qëndron në stolin e kombëtares së Hungarisë

Futboll

Rossi qëndron në stolin e kombëtares së Hungarisë

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 11:31
Marco Rossi

Marco Rossi qëndron në stolin e kombëtares së Hungarisë prej verës së vitit 2019. Deri tani ka drejtuar skuadrën në 59 ndeshje, duke e kualifikuar në Euro 2020 dhe Euro 2024.

59-vjeçari ka punuar më parë me klube në Sllovaki (Dunajska Streda) dhe Hungari (Honved), ndërkohë që skuadra e fundit italiane që ka drejtuar është Cavese. Nga e cila u nda në shkurtin e vitit 2011.

Në lidhje me mundësinë e rikthimit në vendlindje, Rosi shprehet se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë. Teksa zbulon se ka marrë oferta nga Arabia Saudite.

“Jo, nuk ka shanse të rikthehem si trajner në Itali. Është një kapitull i mbyllur përgjithmonë. Nga të dy palët, unë dhe Italia. Do të cilësohesha si një bast duke marrë parasysh moshën time.

Kështu që preferoj me ata që vlerësojnë rezultatet dhe janë të kënaqur me mua. Kam kontratë me Hungarinë deri në dhjetorin e vitit 2025, deri në fundin e eliminatoreve të Kupës së Botës.

Por, më parë do të luajmë Euro 2024. Le ta përjetojmë deri në fund këtë aventurë që e kemi arritur me meritë dhe shumë pasion.

Arabia Saudite? Disa oferta kanë mbërritur që verën e kaluar. Nuk doja as t’i dëgjoja si oferta, sepse të turbullohet koka.

Nuk kam fituar asnjëherë shuma të mëdha në karrierën time, por tani është e drejtë të vlerësoj gjithçka, edhe për familjen time. Të shohim çfarë do të ndodhë pas Europianit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat