Drejtuesi legjendar kritikon sulmuesin

Futboll

Drejtuesi legjendar kritikon sulmuesin

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 12:38
Luka Joviq

Luka Joviq ishte afrimi i Milanit në ditët e fundit të merkatos, por ish-sulmuesi i Real Madrid po zhgënjen në aventurën në Milanon kuqezi.

25-vjeçari ndodhet mbi peshë dhe nuk po arrin të lërë shenjë në minutat që ka përfituar nga Stefano Pioli.

Jovic i ditëve të Eintracht Frankfurt është shumë larg me futbollistin aktual. Me serbin që përveç mungesës së golit ende nuk ka dërguar brenda kuadratit kundërshtar asnjë nga goditjet e tij!

Në lidhje me të foli Ariedo Braida, ish-drejtuesi legjendar i kuqezinjve, i cili thekson se Joviq nuk është në nivelin e një skuadre të madhe.

“Milani është një ekip i rëndësishëm, i ka të gjitha vlerat për të konkurruar në nivele të larta. Nuk e di çfarë formacioni do të zgjedhë Pioli kundër Fiorentinës.

Por besoj se Milani është një skuadër e madhe, dhe pse në disa raste nuk e tregon një gjë të tillë.

Jovic? Futbollist i mirë, ai ka bërë gjëra pozitive, por unë mendoj se i mungon diçka. Niveli për të qenë lojtar i denjë për një skuadër të madhe…

Dhe nuk është fillestar, pasi ai ka luajtur me ekipe si Reali i Madridit apo Fiorentina”, u shpreh Braida.

Milani nuk do të ketë të gatshëm sulmuesit Giroud dhe Leao ndaj Fiorentinës, me Jovic që pritet të ketë shansin e tij të fundit kundër ish-skuadrës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat