Barella: Duam të fitojmë sërish Europianin

Futboll

Barella: Duam të fitojmë sërish Europianin

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 14:21
Barella

Italia kaloi me sukses testin me Maqedoninë e Veriut dhe tashmë është e përqendruar te ndeshja më e rëndësishme e viteve të fundit: kundër Ukrainës në “BayArena” të Leverkusenit.

Triumfi 5-2 kundër maqedonasve ka qetësuar disi të kaltrit, të cilët kanë nevojë edhe për një pikë për të siguruar kualifikimin në Euro 2024.

Nicolo Barella vlerëson ekipin kundërshtar, por thekson në prononcimin për Sky Sport se ai dhe shokët e tij duan të mbrojnë titullin europian që fituan në Londër.

“Ukraina është një skuadër e fortë, por ne jemi të vetëdijshëm për aftësitë tona. Ne duam ta mbrojmë këtë titull që e fituam me meritë. Por le të kalojmë më parë këtë sfidë të vështirë. Ne jemi gati.

Ata kanë individualitete të mëdha në përbërje. Kanë lojtarë të shpejtë dhe teknikë.

Por, ne treguam përballë tyre në Milano se nëse qarkullojmë topin, ata vuajnë”, u shpreh mesfushori i Interit.

Ukrainë-Itali do të transmetohet në SuperSport 3, duke nisur prej orës 20:45 të së hënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat