Mbushet infermieria e Real Madridit

Futboll

Mbushet infermieria e Real Madridit

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 16:25
Real Madridi

Eduardo Camavinga dhe Vinicius Jr. janë “viktimat” e fundit të dëmtimeve te Real Madrid, me dy lojtarët që pritet të mungojnë rreth dy muaj.

Lajm shumë i keq ky për “Los Blancos”, që tashmë e ka infermierinë të mbushur plot.

Trajneri Carlo Ancelotti do të duhet të bëjë për pjesën tjetër të sezonit pa Thibaut Courtois.

E njëjta gjë vlen edhe për Eder Militao dhe nëse gjithçka shkon mirë, braziliani mund të kthehet më së shpejti në fund të prillit.

Dani Ceballos, nga ana tjetër, është më afër rikthimit, me spanjollin që mund të jetë i disponueshëm në ndeshjen e radhës. Kepa do të rikthehet pas dy javësh, ndërsa Tchouameni, ashtu si Camavinga dhe Vinicius, do të kthehet në fushë vetëm në fillim të janarit.

Situata e Arda Guler nga ana tjetër është shumë ndryshe. Talenti turk tashmë ka pësuar tre dëmtime dhe ende nuk ka debutuar me ekipin e tij të ri. Nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion të Ancelotti-t, duke u bërë një rast i diskutueshëm dhe që shkakton më shumë se disa shqetësime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat