Çikalleshi karikon Shqipërinë: Krenar për këtë ekip

Futboll

Çikalleshi karikon Shqipërinë: Krenar për këtë ekip

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 17:32
Çikalleshi

Me golin në Kishiniev Sokol Çikalleshi dërgoi Shqipërinë në Europianin “Gjermani 2024”.

Për këtë moment sulmuesi zgjodhi të reagonte me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se këtë ditë nuk do e harronte kurrë.

“Në mbrëmjen e 17 nëntorit, kam qenë shumë i lumtur për një arsye të madhe, familja ime u ndje krenare!

Unë ndihem krenar për këtë ekip, për këtë kombëtare! Këtë gol do e mbaj mend gjatë! Faleminderit Shqipëri”, shkruan Çikalleshi në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat