Katër golat e Lukakut për 37 minuta, hedhin në "nokaut" Azerbajxhanin

Futboll

Katër golat e Lukakut për 37 minuta, hedhin në "nokaut" Azerbajxhanin

Nga: K. G. Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 20:03
Lukaku

Futbollisti Romelu Lukaku ka treguar lojë të madhe, duke shënuar katër gola për fitoren e thellë të Belgjikës me rezultat 5:0 ndaj Azerbajxhanit, në takimin e fundit të Grupit  F të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll. 

Mysafirët nuk kishin zgjidhje për të frenuar sulmuesin Lukaku. 

Lukaku ka shënuar në minutën e 17-të, 26, 30’ e 37-të e Trossard në minutën e 90-të..

Istrafilov i Azerbajxhanit u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 24-të.

Belgjika përfundon e para me 20 pikë, pasojnë Austria 19, Suedia 10, Azerbajxhani 7 dhe Estonia me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat