Formacioni i mundshëm, Shqipëria me gjashtë ndryshime

Futboll

Formacioni i mundshëm, Shqipëria me gjashtë ndryshime

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 21:17
Shqipëria

Formacioni i mundshëm, Shqipëria me gjashtë ndryshime!

Shqipëria luan këtë të hënë në orën 20:45 në “Air Albania” ndeshjen e fundit të kualifikueseve të EURO 2024, ndërsa ndaj Ishujve Faroe kërkon 3 pikët, që të shkojë në Gjermani si kokë e Grupit E.

Ndërsa jemi në prag të sfidës që do transmetohet live në “SuperSport 2”/Digitalb, njihemi edhe me formacionin e mundshëm se si pritet të zbresin në fushën e lojës “kuqezinjtë”.

Trajneri Sylvinho Campos pritet të bëjë një sërë ndryshimesh nga sfida ndaj Moldavisë në këtë ndeshje, me Strakoshën që pritet të marrë vendin e Berishës, Balliu në vend të Hysajt, Bare në vend të Asllanit, Muçi në vend të Bajramit, Uzuni pritet të marrë vendin e Seferit dhe Daku në vend të Cikalleshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat