Kristjan Asllani: Me Juven, garë për titull

Futboll

Kristjan Asllani: Me Juven, garë për titull

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 11:42
Kristjan Asllani:

Sapo ka realizuar ëndrrën e tij me Shqipërinë dhe synon të fitojë gjithnjë e më shumë hapësira te Interi.

Bëhet fjalë për Kristjan Asllanin, një titullar absolut për kombëtaren e tij dhe synon të ngjitet në hierarki edhe te zikaltërit.

"Vitin e kaluar e dija që isha i treti në rolin e organizatorit dhe se kisha më pak minuta - tha ish-lojtari i Empolit gjatë një interviste të zhvilluar ekskluzivisht nga Simone Togna -. Tani, megjithatë, edhe unë jam gati. E admiroja këdo që ishte përpara si Brozovic: E kam studiuar atë, ashtu si Calhanoglu që po më ndihmon shumë. E njëjta gjë vlen edhe për klubin dhe Inzaghin.

Unë po marr mbështetje të madhe prej tyre për rritjen time. Kur do të jem titullar? Nuk ka afat kohor, Unë jam duke punuar shumë, dua të krijoj hapësirën time dhe të kem më shumë minuta me Interin”.

Si jeni? Me Frosinonen nuk u grumbulluat.

"Jam mirë, me Interin, mjekët dhe trajnerin vendosëm kështu (që nuk do të më thërrisnin kundër Frosinones) sepse do të kisha rrezikuar një dëmtim. Por jam mirë".

Juventusi është në horizont, si e shihni ndeshjen?

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ata janë të fortë, ne do të shkojmë atje të bëjmë lojën tonë dhe të synojmë më të mirën. Mund të thuash që është një ndeshje titulli, por le të shohim se ka shumë ekipe në garë”.

Për objektivin sezonal, zgjidhni titullin në Serinë A apo Champions League?

"Unë e shikoj nga ndeshja në ndeshje. Ne po bëjmë një përparim të madh në ligë, tani kemi kaluar në Champions League dhe synojmë vendin e parë. Ylli i dytë është një ëndërr e realizueshme, do të përpiqemi të shohim se çfarë ndodh"

Keni patur të drejtë që qëndruat tek Interi?

"Po, doja të qëndroja, por një meritë e madhe ka edhe klubi dhe trajneri. Në fund shkoi mirë për të gjithë. Unë jam tek Interi, jam i lumtur që jam me këta djem. Sapo dëgjova për Interin shkova atje. Siç e dinë të gjithë, unë jam tifoz i Interit dhe prandaj mendoj vetëm për të".

Çfarë raporti keni me Inzaghin?

“Trajneri më ndihmon dhe më ka ndihmuar, ka folur me mua, më ka dhënë minuta që nuk e prisja. Gjithçka vjen nga puna”.

U kualifikuat me Shqipërinë, do të luani Europianin bashkë me Italinë.

“Jam i lumtur për të gjithë djemtë që luajnë me mua dhe për të gjithë italianët, e meritojnë. Do të ishte mirë të takoheshim në Kampionatin Evropian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat