Dardanët e rinj me fitore komode ndaj Izraelit U21

Futboll

Dardanët e rinj me fitore komode ndaj Izraelit U21

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Kosova U21 ka shënuar fitore ndaj Izraelit, me rezultat 3-1, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Bleron Krasniqi, në minutën e 6’. Krasniqi realizoi edhe njëherë në minutën e 10’. Ndërsa mysafirët e ngushtuan epërsinë e vendasve me një gol në minutën e 24’, me anë të Stav Nachmanit.

Në pjesën e dytë, Veton Tusha, me një gol në minutën e 80’ e vulosi fitoren e “Dardanëve”, në stadiumin “Zahir Pajaziti në Podujevë.

Dardanët e rinj pas gjashtë xhirove kanë grumbulluar tetë pikë dhe renditen në vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat