Muaji shkurt i vitit 2024, Messi kundër Ronaldos

Futboll

Muaji shkurt i vitit 2024, Messi kundër Ronaldos

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 18:43
Ronaldo dhe Messi

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të ngjallin rivalitetin e tyre në një ndeshje në vitin e ardhshëm, ndeshje kjo e cila po cilësohet të jetë si “kërcimi i fundit” i dyshes.

Dy lojtarët më të mirë të gjeneratës së tyre janë përballur mes vete në dy dekadat e fundit, duke fituar tituj të shumtë, përfshirë 13 Topa të Artë së bashku.

Dukej se ata u përballën për herë të fundit kur Ronaldo u largua nga futbolli evropian për t’iu bashkuar Ligës Pro Saudite te skuadra e Al Nassrit në janar.

Messi përcolli rivalin e tij më të madh këtë verë, duke u larguar nga futbolli evropian dhe u transferua te skuadra amerikane Inter Miami.

Por, tani është konfirmuar që Ronaldo dhe Messi do të përballen sërish në një ndeshje në Arabinë Saudite vitin e ardhshëm.

Një miqësore mes Al Nassrit dhe Inter Miami, e cila po cilësohet si “Kërcimi i fundit” mes Messit dhe Ronaldos, është caktuar si pjesë e Kupës së Sezonit në Riad, dhe lajmin e kanë konfirmuar vetë organizatorët.

Ndeshja është caktuar të zhvillohet në muajin shkurt, ndërsa data ende nuk është caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat