Spikat përdorimi i Kai Havertz

Futboll

Spikat përdorimi i Kai Havertz

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 18:43
Kai Havertz

Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, po kryen eksperimente në pritje të Euro 2024.

Skuadra e vendit pritës do të dëshirojë të përjetojë një kompeticion të madh dhe po përfiton nga ndeshjet miqësore për të gjetur zgjidhjet më të mira në funksion të fazës finale.

Ndër këto spikat përdorimi i Kai Havertz si mbrojtës i majtë. Lojtari i Arsenalit gjeti golin në ndeshjen e humbur ndaj Turqisë.

Trajneri gjerman e komentoi vendimin në konferencën për shtyp:

“Kai tha se donte të provonte, nuk e shoh si rrezik për të, por më shumë si një mundësi të madhe për të luajtur një rol kyç në Kampionatin Europian.

“Ai bëri mirë pavarësisht se luajti në një pozicion të panjohur për herë të parë.

Ai ishte ndoshta më i miri i ekipit tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat