Shqipëria U-17 arrin fitore prestigji ndaj Malit të Zi

Futboll

Shqipëria U-17 arrin fitore prestigji ndaj Malit të Zi

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 19:20
Shqipëria U-17

Kombëtarja shqiptare e grupmoshës U-17, më në fund ka arritur që ta shijojë fitoren e parë në grupin kualifikues europian. Kuqezinjtë e trajnerit Ardi Behari kanë dominuar ndaj bashkëmoshatarëve nga Mali i Zi, duke e fituar takimin në shifrat 2-0.

Shqipëria U-17 ndodhet në Grupin 5 së bashku me Portugalinë, Republikën Çeke dhe Malin e Zi.

Edhe pse skuadra e Beharit arriti të fitojë sot ndaj malazezëve, sërish mbetet e eliminuar dhe pa shpresë për të shkuar në raundin Elite. Kuqezinjtë sot shënuan nga një gol për pjesë, ku në minutën e 19-të shënoj Gecaj dhe me shifrat 1-0 u mbyll pjesa e dytë.

Edhe pjesa e dytë foli për kuqezinjtë, që në minutën e 72-të dyfishuan me Gjylën.

Malazezët e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, pasi në minutën e 76-të Barjaktaroviç u ndëshkua me karton të kuq. Shqipëria U-17 i mbyll këto eliminatore me 3 pikë, në vendin e tretë, duke lënë prapa malazezët me 0 pikë.

Edhe pse ndodhet e treta, Shqipëria nuk ka asnjë mundësi që të hyjë në llogaritë e skuadrave të treta më të mira, pasi nuk ka marrë asnjë pikë ndaj dy vendeve të para, Portugalisë dhe Çekisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat