Italia mund të ballafaqohet me tre trajnerë italianë në grupet e Evropianit

Futboll

Italia mund të ballafaqohet me tre trajnerë italianë në grupet e Evropianit

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 21:10
Azzurrët u kualifikuan në Evropian pas barazimit 0-0 kundër Ukrainës

Italia është kualifikuar në Euro 2024 dhe mund të përballet me tre trajnerë italianë në fazën e grupeve në vitin e ardhshëm.

Azzurrët u kualifikuan në Evropian pas barazimit 0-0 kundër Ukrainës në “BayArena në Leverkusen të hënën mbrëma.

Kjo do të thotë se ata do të mbrojnë titullin evropian në vitin e ardhshëm, por djemtë e Luciano Spallettit ka të ngjarë të jenë në vazon 4 në shortin e fazës së grupeve më 2 dhjetor.

Nëse Kroacia mund Armeninë sonte, Italia do të përfundojë automatikisht në vazon e katërt dhe të fundit me shanse të larta për të takuar ekipet më të forta në turne.

Megjithatë, siç theksohet nga La Gazzetta dello Sport, ata madje mund të përfundojnë në një grup me tre trajnerë italianë: Domenico Tedesco, Marco Rossi dhe Vincenzo Montella ose Francesco Calzona.

Belgjika e Tedescos do të jetë në vazon e parë, pasi ka fituar Grupin F me 20 pikë. Tedesco u emërua si trajner i Djajve të Kuq shkurtin e kaluar.

Hungaria e Rossit me siguri do të jetë në vazon dy, njësoj si Turqia e Montellas, por skuadra e  këtij të fundit mund të bjerë në vazon e tretë nëse Kroacia mund Armeninë dhe Turqia humbet nga Uellsi.

Një tjetër trajner italian, Francesco Calzona, është në krye të Sllovakisë që është kualifikuar në Euro dhe do të jetë në vazon e tretë.

Calzona është një fytyrë e njohur për Spallettin pasi 55-vjeçari ishte ndihmës trajneri i Lucianos në Napoli në 2021-2022 përpara emërimit të tij si menaxher i Sllovakisë në gusht 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat