Kroatët në festë

Futboll

Kroatët në festë

Nga: K.G. Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 22:47
Budimir

Kroacia është në festë, pasi që në xhiron e fundit siguruan kualifikimin në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Kroacia e mposhti Armeninë me rezultat 1:0.

Futbollisti Budimir ka shënuar në minutën e 43-të, duke sjellë festë të madhe tek tifozët në stadiumin Maksimir dhe në përgjithësi kroatët.

Turqia përfundoi në vend të parë me 17 pikë në Grupin D, pasojnë Kroacia 16, Uellsi 12, Armenia 8 dhe Letonia 3 pikë.

Kroacia dhe Turqia sigurojnë biletën për në Kampionatin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat