Reagon kryeministri Kurti: Mundemi më shumë se kaq, sepse jemi më të mirë se sonte

Futboll

Reagon kryeministri Kurti: Mundemi më shumë se kaq, sepse jemi më të mirë se sonte

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 23:45
Kryeministri Albin Kurti

Me baltë e zhgënjim të madh.

Kështu merr fund kampanja kualifikuese për Kosovën.

Kosova sonte pësoi minimalisht 0:1 nga Bjellorusia në Prishtinë dhe i mbyll kualifikimet në vendin e parafundit në grupin I.

Pas ndeshjes, ka ardhur edhe reagimi nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se Kosova mundet më shumë se kaq dhe beson për rezultate më të mira në të ardhmen.

“Mundemi më shumë se kaq, sepse jemi më të mirë se sonte. Andaj jemi me shpresë e besim për të ardhmen. Kurse mbështetjen do ta keni gjithmonë, pa kushte”, shkroi i pari i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat