Asambleisti i VV-së: Problemi te përfaqësuesja e Kosovës është më i thellë

Futboll

Asambleisti i VV-së: Problemi te përfaqësuesja e Kosovës është më i thellë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 00:34
Gëzim Sveçla

Asambleisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka thënë se problemi te Kombëtarja e Kosovës është më i thellë.

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ po diskutohet rreth Kombëtares së Kosovës në futboll.

Sveçla ka thënë se problemi te ‘Dardanët’ nuk është vetëm përzgjedhësi, por sipas tij më i thellë.

”Problemi te përfaqësuesja e Kosovës është më i thellë. Patëm fat në Zvicër e morëm një pikë, sot nuk patëm fat ishim shumë të mirë se Bjellorusia, deri në minutën e 40-të kemi mundur t’i japim 2-3 gola mi dhonë,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat