Kane: Ja pse vendosa të luaj me Bayern Munihun

Futboll

Kane: Ja pse vendosa të luaj me Bayern Munihun

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 11:29
Kane

Pasi mbylli aventurën në Angli, si golashënuesi më i mirë i ekipit të Totenhamit (280 gola në 435 ndeshje), sulmuesi Harry Kane u transferua në Bundesliga, për të luajtur me Bajern Munihun.

Në sezonin e tij të parë, 30-vjeçari ka realizuar 17 gola në 11 ndeshje.

Kejn vendosi të lërë Anglinë, ku ndihej komod, për të nisur një aventurë të re dhe deri më tani nuk ka zhgënjyer.

Sulmuesi është edhe golashënuesi më i mirë i kombëtares së “3 luanëve”, me 62 gola në 89 ndeshje. Ai ka folur për motivet që e shtynë të lërë Premier Ligw.

“Të luaja jashtë Anglisë ka qenë një dëshirë e vjetër e imja.

Kisha që 19 vjeç që luaja me Totenhamin dhe në mendjen time gjithnjë kam menduar të provoj një aventurë të re, në një kulturë të re.

Oferta nga Bajerni erdhi në momentin e duhur, isha i motivuar për një sfidë të re. Të luash në një stadium të ri dhe me tifozë të rinj është emocionuese.

Jam i lumtur për mënyrën se si kanë nisur gjërat. Objektivat e Bayern janë të fitojmë Bundesliga dhe Champions League”, tha Kane.

Duke folur për objektivat që ka me kombëtaren angleze, e kualifikuar në “Euro 2024”.

“Me Anglinë duam të fitojmë në Europian. Me dy skuadrat ku luaj aktualisht, Bayern dhe Anglinë, kanë mundësi konkrete për të fituar trofe këtë sezon,” tha mes tjerash Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat