Lajme të këqija për Milanin

Futboll

Lajme të këqija për Milanin

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 13:04
Leao

Që problemet fizike të disa futbollistëve vijojnë të ndikojnë në mënyrë të rëndësishme kjo dihet, megjithatë duket sikur kuqezinjtë kalojnë vazhdimisht nga shiu në breshër.

Milani i Stefano Piolit ka marrë një lajm të keq në lidhje me gjendjen fizike të Rafael Leaos. Gjendja e tij ka shkaktuar shqetësim te klubi kuqezi.

Dëmtimi i shkallës së parë në kofshën e djathtë bëjnë që të ketë pak shanse shërbimi për në fundjavë, akoma më keq për një “rikuperim të dështuar,” në kuadër të Milan-Borusia Dortmund në Champions e programuar për të mërkurën e javës tjetër.Në realitet, klubi kuqezi nuk ka dhënë asnjëherë kohë të caktuara në lidhje me rikthimin e tij në fushë.

Rafa ka bërë një kontroll dy ditë më parë dhe riaftësimi po shkon mirë, ai po punon fort për t’u rikthyer. Megjithatë, për ndeshjen kundër BVB-së, koha është e ngushtë dhe, për rrjedhojë, sipas të gjitha gjasave do ta shohim sërish në ndeshjen e radhës të “djallit” që sipas kalendarit është ajo kundër Frozinones.

TË TJERËT – Për ndeshjen e fundjavës problemet janë akoma më të mëdha për Piolin sepse, përveç Leaos, do të mungojë mesiguri edhe Zhiru që duhet të shlyejë dy ndeshje skualifkim.

Ndërkohë, edhe të dëmtuarit etjerë nuk janë më mirë. Pulisiç dheKalabria kanë kryer vetëm gjysmëstërvitje dje me skuadrën, po ashtu si Benaseri që nuk e sheh fushën që prej majit.

Për të gjeturnjë lajm të mirë në këtë aspekt,duhet kaluar te Ruben LoftusÇiku që në mos ndaj Fiorentinës,do të jetë gati për Championsin. Diskutim i njëjtë edhe përSportielon me Kjaerin, ndërkohë që Pelegrino e ka mbyllurkëtë vit kalendarik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat