Drejtori i Barcelonës: Gavi është i pazëvendësueshëm

Futboll

Drejtori i Barcelonës: Gavi është i pazëvendësueshëm

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 15:34
Gavi

Kampionati Evropian, Lojërat Olimpike, Liga e Kombeve. Këto janë ngjarjet kryesore ndërkombëtare që Gavi do të detyrohet të humbasë.

Mesfushori fatkeq spanjoll ishte “viktimë” e një dëmtimi të tmerrshëm (këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe dëmtim të meniskut të gjurit të djathtë) gjatë ndeshjes kualifikuese të “Euro 2024” kundër Gjeorgjisë, luajtur të dielën në Valladolid.

Një problem që përfshin edhe Barcelonën, e cila do të duhet të heqë dorë për një kohë të gjatë nga një prej lojtarëve të saj më të mirë. Deco, drejtori sportiv i klubit katalanas, theksoi në një intervistë për EFE: “Sot për sot Gavi është një lojtar i pazëvendësueshëm.

Nuk ka asnjë lojtar në treg që mund të bëjë punën e tij, as me mentalitetin e tij, as me aftësitë e tij. Diskutimi se si ta zëvendësojmë Gavi është gabim. Është gabim të mendosh se do të gjejmë një lojtar të aftë për ta zëvendësuar atë. Nuk do të jetë kështu.

Ne nuk do të çmendemi për dëmtimin e Gavi. Është e trishtueshme për të dhe për ne si klub, por nuk do të gjejmë një zëvendësues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat