Lajm i keq për Ballkanin, si vendas luan jashtë Kosovës  

Futboll

Lajm i keq për Ballkanin, si vendas luan jashtë Kosovës  

Nga: K.G.. Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 17:32
Ballkani

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, kësaj radhe do të paraqitet si vendas në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. 

Padyshim se është një lajm i keq për kampionin e Kosovës, për faktin se do të luajnë jashtë shtetit dhe larg tifozëve të tyre në kuadër të Conference League në futboll.

“Ndeshja Ballkani - Viktoria Plzen do të zhvillohet të enjten në Air Albania 

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ nuk u pranua nga komisioni i UEFA-s shkaku i gjendjes së fushës”, njofton gazetari Arlind Sadiku. 

UEFA të premten ka shkruar që ndeshja Ballkani – Viktoria Plzen do të luhet më 30 nëntor në “Air Albania” në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat