Gundogan lidhet me një kalim në Arabinë Saudite, Xavi jep një përgjigje epike

Futboll

Gundogan lidhet me një kalim në Arabinë Saudite, Xavi jep një përgjigje epike

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 18:02
Xavi

Xavi Hernandez ka qeshur lidhur me raportimet se Ilkay Gundogan po kërkon një lëvizje drejt Arabinlsë Saudite këtë janar.

Javën e kaluar mesfushori u lidh me një lëvizje drejt Turqisë, një thashethem që u rrëzua me shpejtësi nga agjenti dhe vëllai i tij Ilhan Gundogan.

Pak përpara konferencës për shtyp të Xavi, filluan të përhapen lajmet që erdhën fillimisht nga Asharq Al-Awsat, pasi Drejtori i Komitetit të Garave në Federatën Saudite të Futbollit, Saad Al-Ladhim, zbuloi se një yll i madh që kishte refuzuar një ofertë gjatë verës kishte kontaktuar me ta për një lëvizje të mundshme.

Gazeta saudite pretendoi se ky lojtar ishte Gundogan.

Kësisoj, Xavit iu kërkua të konfirmonte ose mohonte thashethemet.

Por ai po kërkon një shtëpi këtu?”, ishte përgjigja e trajnerit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat