Shkëndija gati për Bregallnicën

Futboll

Shkëndija gati për Bregallnicën

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Të shtunën në Shtip ndeshemi me Bregallnicën në duelin e xhiros së 15-të në LPFMV. 

"Bregallnica-Shkëndija është dueli i vetëm xhiros së 15-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut që do të luhet të shtunën. Kuqezinjtë tanë do të jenë udhëtues në Shtip në kërkim të tre pikëve të reja për ruajtje të kreut të renditjes që e ndajmë me pikë të barabarta me Shkupin (nga 28 pikë).

Skuadra duket se ka shfrytëzuar në maksimum pauzën dy javore shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese dhe në fushë të Bregallnicës pritet të performojmë në lartësinë e duhur për të vazhduar një seri fitoresh të nisur xhiron paraprake me triumfin 1:0 ndaj Tikveshit në Tetovë. 

Bregallnica renditet në pozitën e parafundit (11-të) me 14 pikë të tubuara, 3 më shumë se Vardari i vendit të fundit. Realisht u mendua se projektohet ekip që do të garojë për vendet që çojnë në Evropë, mirëpo realiteti tregon se mbijetesa në elitë është sfidë serioze. Përballjen e parë në Tetovë këtë sezon e fituam me rezultat 2:0 dhe tash udhëtojmë drejt Shtipit për të përsëritur atë sukses. 

Skuadra

Erald Çinari kthehet pasi humbi sfidën e fundit me Tikveshin për arsye pezullimi shkaku i kartonit të kuq në ndeshjen me Strugën. Ndërkohë me 5 kartona të verdhë pezullohet me një ndeshje Kamer Qaka i cili nuk konkuron për ndeshjen me Bregallnicën", njofton FC Shkëndija..

Përballja Bregallnica-Shkëndija zhvillohet të shtunën me fillim në orën 13:00 në stadiumin e qytetit në Shtip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat