Shpërthen trajneri i Kukësit

Futboll

Shpërthen trajneri i Kukësit

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 19:04
Stavri Nica

Pak javë më parë Kukësi shpalli “non grata” disa gjyqtarë dhe delegatë, me shpresën se gjykimet nuk do t’i kishin më kundër,duke pretenduar drejtësi.

Mirëpo, e kanë parë veten sërish në një situatë ku u kanë hyrë në hak me vendimet e tyre dhe rasti më i fundit është ai ndaj bardhebluve të Tiranës.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, reagon trajneri Stavri Nica, i cili, si gjithnjë i drejtpërdrejtë, shprehet se nuk bëhet më fjalë për gabime njerëzore.

Tekniku i bluve theksonse nuk po bëjnë aspak viktimën, ndërsa shprehet i bindur se kjo po kthehet në një sëmundje për futbollin shqiptar që duhet shëruar. Ai zbulon edhe diçka që u ka thënë lojtarëve tëtij: “Ua kam thënë lojtarëve që të mos merren më me arbitrat sepse i kanë kundër”.

Nica, Kukësi ka ankesa për gjykimin me Tiranën. Çfarë pretendoni?

Po më bën realisht shumë përshtypje kjo puna e arbitrave. Kolegu im mban shënim dhe kundërshtari bën 16 faulle rresht nuk merr asnjë të verdhë, ndërsa lojtari ynë me tri faulle del me të kuq pas dy të verdhëve. Nuk janë gabime njerëzore këto, sepse bëhet një herë apo dy, por jo kaq shumë.

Disa mund të mendojnë se po bëni viktimën…

Ndoshta nga të tjerët po dukemi sikur po bëjmë viktimën dhe nuk është ky qëllimi, e them sinqerisht. Por, realisht ashtu jemi, duke parë atë që po na ndodh me arbitrat. Kjo gjë të bën të mendosh se ata mbështeten diku, kanë siguri diku arbitrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat