Sarri shprehet i gatshëm të largohet

Futboll

Sarri shprehet i gatshëm të largohet

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 11:49
Sarri

Lazio u mposht 2:1 me përmbysje në transfertën ndaj Salernitanës, duke komplikuar totalisht objektivat, ndonëse është luajtur vetëm 1/3-a e sezonit.

Bardhekaltrit pozicionohen përkohësisht në vendin e 10 me 17 pikë dhe larg zonës së Ligës së Kampionëve, teksa trajneri Sarri nuk e fshehu zhgënjimin për paraqitjen.

Ai shkoi edhe më tej, duke theksuar se do të analizojë me vëmendje paraqitjet dhe nëse kupton se problemi është vetë trajneri, do të tërhiqet.

“Kemi bërë paraqitje zhgënjyese dhe me këtë mënyrë loje, sigurisht që nuk mund të shkojmë dot përtej mesit të tabelës. Unë vlerësoj paraqitjet dhe mund të them me plot gojë që deri tani na kanë munguar.

Nuk e di nëse jam unë fajtori dhe po përpiqem ta analizoj. Nëse shkak i paraqitjeve të dobëta jam unë, jam gati të tërhiqem, por nuk më rezulton kështu. Gjithsesi do të bisedojmë me futbollistët dhe të provojmë të ndryshojmë që nga sfida e radhës”, u shpreh Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat