Ten Hag: Askush nuk na dëgjon

Futboll

Ten Hag: Askush nuk na dëgjon

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 12:08
Ten Hag

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, thotë se kalendarët e futbollit i kanë “kaluar kufijtë e asaj që lojtarët mund të përballojnë” pas rifillimit të kampionateve rifillojnë pas një pauze tjetër për ndeshjet e kombëtareve.

United do të përballet me tri ndeshje në transfertë në gjashtë ditë – Everton të dielën, Galatasaray në Champions League të mërkurën dhe Newcastle të shtunën e ardhshme.

Do të ketë edhe dy ndeshje të tjera në grup për ekipet në Champions League 2024-25.

“Çdo trajner po ankohet për kalendarin”, tha Ten Hag.

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, tha në fillim të kësaj jave “kalendari është në limit absolut, nëse nuk e ka kaluar atë”.

Ten Hag shtoi: “Të enjten kam dëgjuar deklaratat e Thomas Tuchel, çdo trajneri, por gjithsesi ata ndeshjet në program vazhdojnë të shtohen.

“Vitin e ardhshëm do të shtojnë edhe dy ndeshje të tjera dhe ne tashmë  kemi arritur limitin. Mendoj se i kemi kaluar kufijtë e asaj që lojtarët mund të përballojnë”.

Kampionati Europian do të luhet në Gjermani verën e ardhshme, 18 muaj pas Botërorit në Katar. Ka pasur tashmë tre pauza për kombëtaret këtë sezon.

“Ajo që shohim tani në 12 ndeshjet e para të Premier League, standardet fizike janë edhe më të larta në krahasim me vitin e kaluar. Kemi një zgjedhje për të bërë. Ose e përballon me stërvitje dhe përgatitje, ose largohesh”, tha Ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat