Shokon bashkëshortja e Dani Alvesit

Futboll

Shokon bashkëshortja e Dani Alvesit

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 12:50
Joana Sanz e Dani Alves

Që kur doli në dritë çështja “Dani Alves”, i akuzuar për përdhunimin e një të reje në tualetin e klubit të natës Sutton, Brcelonë, shumë nga vëmendja është kthyer tek Joana Sanz, bashkëshorte e lojtarit.

Në deklaratat e para modelja nga Tenerife e trajtoi sulmin seksual tradhtie, por qëndrimi i saj ka ndryshuar. Joana Sanz ka thyer heshtjen duke u ulur për herë të parë në një program televiziv për t’u përballur me pyetjet. Ajo ka lënë të kuptohet se është ende në anën e futbollistit brazilian.

Ka kaluar pothuajse një vit që kur Joana Sanz jetoi ato ditët e para, në të cilat ajo mori vesh nga shtypi akuzën e të shoqit për sulm seksual. Pas versioneve të shumta për gjendjen e marrëdhënies së tyre, modelja nga Tenerife nuk do të divorcohet.

“Unë vërtet e fajësova duke e ditur që me kishte trashtuar. Në një moment kaq të vështirë në jetën time ai më ka zhgënjyer.”

Gjatë intervistës, Joana Sanz u pyet nëse po mendonte për viktimën e dyshuar të bashkëshortit të saj dhe përgjigja e modeles ishte tronditëse:

“Mendoj për veten time, sepse nëse nuk e bëj, askush nuk do ta bëjë. Për më tepër, është një çështje që është në dorën e drejtësisë, nuk do ta ushqej më tej, do ta zgjidhin ata që duhet ta zgjidhin”, ishte përgjigja e saj.

Gjatë intervistës Joana Sanz vendosi të sqarojë të gjitha të panjohurat dhe nuk ngurroi të përgjigjet për divorcin: “Ne jemi njësoj, nuk do të divorcohemi për momentin. Ai është në situatën që është dhe ne do të mbetemi të martuar për momentin”.

Prokuroria ka kërkuar nëntë vite burg për Dani Alves, që po negocion marrëveshjen me drejtësinë spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat