Interi barazon me Juventusin, mbetet lider në Serie A! Asllani pak minuta lojë

Futboll

Interi barazon me Juventusin, mbetet lider në Serie A! Asllani pak minuta lojë

Nga: K. G. Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 22:38
Pamje nga ndeshja

Interi ka marrë një pikë të madhe në Torino në derbin e madh italian.

Juventusi përkundër që pati përparësinë e terrenit, nuk e shfrytëzoi, duke luajtur baras (1:1) me Interin, në takimin e javës së 13-të të Serie A.

Futbollisti Vllahoviq në minutën e 27-të kaloi në epërsi Juven, ndërsa pas gjashtë minutave (33') Lautaro Martinez ka barazuar rezultatin 1:1.

Kristjan Asllani, reprezentues i Shqipërisë, u paraqit nga minuta e 83-të për Interin. 

Interi kryeson me 32 pikë, pasojnë Juventusi me 30, Milan 26, Napoli 24, Roma 21 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat