Erik ten Hag me lëvdata për Fernandes

Futboll

Erik ten Hag me lëvdata për Fernandes

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 10:21
Erik ten Hag dhe Fernandes

Manchester United arriti fitore 0-3 ndaj Everton në kuadër të xhiros së 13 të Premier League.

Pas ndeshjes për mediet angleze, ka folur trajneri i mysafirëve, Erik ten Hag.

“E keni parë se sa i mirë është kapiteni Bruno. Ai e pa se bashkëlojtari i tij kishte nevojë për atë gol, kishte besim tek Rashford, pasi i tha merre topin dhe besimin në vete. Si ekip, duhet kjo. Na duhet gjithmonë një lider si ai.”,tha Erik ten Hag.

Përveç kësaj, Fernandes asistoi në golin e tretë të realizuar nga Anthony Martial në minutën e 75.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat