Camarda pas debutimit historik, do të nënshkruaj kontratën e parë profesionale me Milanin

Futboll

Camarda pas debutimit historik, do të nënshkruaj kontratën e parë profesionale me Milanin

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 15:48
Francesco Camarda

Francesco Camarda pas debutimit historik në Serie A, do të nënshkruajë kontratën e parë profesionale me Milanin.

Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Camarda do firmos ujdinë në mars të vitit të ardhshëm, kur t’i mbush 16 vjeç.

Pavarësisht interesimit të Borussia Dortmundit dhe shumë klubeve të tjera, Camarda dëshiron që të luaj për Milanin.

Sulmuesi i lindur në vitin 2008 u bë lojtari më i ri që debuton në Serie A, në vikendin e kaluar ndaj Fiorentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat