Përgatitjet për Euro 2024, Presidenti Duka tregon detaje për miqësoret: Belgjika ishte alternativë, kemi disa mundësi

Futboll

Përgatitjet për Euro 2024, Presidenti Duka tregon detaje për miqësoret: Belgjika ishte alternativë, kemi disa mundësi

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 20:41
Armand Duka

Shqipëria u kualifikua për në Euro 2024 si vend i parë, me 15 pikë të grumbulluara.

Tashmë kuqezinjtë janë në kërkim të kombëtareve ndaj të cilave mund të luajmë miqësore, si një mënyrë mjaft e mirë për t’u përgatitur për Europianin që do luhet verën e ardhshme. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zbuluar detaje, në një intervistë të dhënë për Top Channel.

“Nuk kemi gjë të përcaktuar, por si kandidat për momentin në mars janë ekipi i Perusë për të luajtur në Itali, Norvegjia dhe Sllovakia për të luajtur në Shqipëri.

Akoma nuk kemi vendosur asgjë, ishte dhe Belgjika një mundësi për të luajtur në Tiranë, por e mbylli me një skuadër tjetër”, – Tha Duka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat