Tetova: Lojtarët e kanë pulsin 200

Futboll

Tetova: Lojtarët e kanë pulsin 200

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 16:13
Tetova

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli pas triumfit 0-2 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Laçit.

Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “MCN”, tekniku durrsak ndër të tjera u shpreh:  

Ndryshimi i skemës në pjesën e dytë – Pjesën e parë kishim vështirësi në tranzicion, Laçi po na priste poshtë. Kishin një disbalancë të mesfushorëve, në fazën e tranzicionin, morëm masa në pjesën e dytë, gjë që solli edhe golin. Jam i kënaqur.  

Në merkato për një sulmues- Do shikojmë si do të shkojë skuadra këto ndeshje.

Kemi nevojë për një sulmues tjetër. Paulaskas po konsumohet jashtë mase. Isgandarli nuk e bën dot në nivelin e Paulaskas numrin 9, do të shikojmë diçka në merkaton e janarit.  

Shfryrja e Isgandarli pas golit- Lojtarët e kanë pulsin 200, normalisht ndodhin këto pakënaqësira, lojtarët bëjnë veprimet, me fitoren u sheshuan. për mua lojtarët janë të gjithë të rëndësishëm. Isgandarli kërkoi ndjesë direkt mbrapa ndeshjes. Mjafton që mua të më ndjekin dhe kjo është më e rëndësishme”, deklaroi Tetova..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat