Marotta ka dyshime për zgjedhjen

Futboll

Marotta ka dyshime për zgjedhjen

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 16:48
Giuseppe Marotta

Titulli apo finalja e Champions? Marotta ka dyshime për zgjedhjen

Interi mbetet një nga kandidatët kryesorë për të fituar titullin kampion në Serinë A, që do të ishte i 20-i në histori dhe njëkohësisht do t’u mundësonte zikaltërve të vendosnin edhe yllin e dytë në fanellë.

Pikërisht tituli mbetet një nga objektivat madhorë të zikaltërve këtë sezon, megjithatë administratorin e Interit, Giuseppe Marotta e intrigon jo pak edhe një tjetër finale Championsi, ashtu si një vit më parë.

“Është një zgjedhje e vështirë. Ylli i dytë është diçka historike, që mbetet për shumë kohë, megjithatë nëse do të më duhej të zgjidhja mes një titulli kampion dhe finales së Championsit, do të hidhja monedhën.

Ndoshta titullin do ta ndërroja vetëm me triumfin në Champions League”, u shpreh Marotta.

Administratori zikaltër foli edhe për rëndësinë e ndërtimit të stadiumeve modern, në pronësi të klubeve, teksa nuk i kurseu kritikat ndaj Italisë për këtë aspekt.

“Stadiumet modern shndërrohen në një burim shumë të fuqishëm ekonomik për klubet, ndaj duhet të avancojmë sa më shumë në këtë drejtim. Vitet e fundit janë ndërtuar rreth 150 stadiume të reja në Europë dhe vetëm njëri prej tyre është në Itali.

Kjo konfirmon se kemi mbetur në vend dhe nuk po arrijmë të kapim ritmin e ligave të tjera”, u shpreh drejtuesi zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat