Skuadrat gjermane i sjellin fat Milanit në Champions

Futboll

Skuadrat gjermane i sjellin fat Milanit në Champions

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 16:53
Pamje nga një ndeshje

Milan dhe Borusia e Dortmundit përballen me njëri-tjetrin për të tetën herë në Kupat europiane. E sotmja është e gjashta herë në Kupën e Kampioneve/ Ligën e Kampionëve. – Bilanci i precedentëve është i favorshëm për kuqezinjtë që kanë fituar në 3 raste: 2 suksese për gjermanët dhe 2 barazime. Kuqezinjtë kanë shënuar 9 gola në total, një më shumë se verdhezinjtë.

“Djalli” pret Dortmundin në “San Siro” për herë të katërt në historinë e tij: në 3 të mëparshmet italianët arritën 2 fitore dhe një humbje, këtë të fundit në ndeshjen më të fundit direkte (0-1 në fazën e dytë të grupeve të edicionit 2002- 03 të Ligën e Kampionëve).

Kuqezinjtë kanë humbur vetëm dy nga 14 ndeshjet e Champions-it kundër ekipeve gjermane (7 fitore, 5 barazime). Dy disfatat e vetme erdhën kundër Hertës së Berlinit në tetor 1999 (1-0) dhe në “San Siro” pikërisht kundër Dortmundit në mars 2003 (0-1).

Ekipi i Piolit ka numrin më të madh të golave të pritur në mesin e të gjitha skuadrave të këtij Champions-i (1.99). Vetëm Siti (37) dhe Real Madridi (32) kishin më shumë goditje se kuqezinjtë në pjesët e para të fazës së grupeve.

Nëse zbret sot në fushë, Kristian Pulisiç – ish-lojtar i Borusias – do të luajë ndeshjen e tij të 53-të në Champions, më shumë se dyfishi i çdo lojtari tjetër amerikan. Ueston Mekeni është futbollisti i dytë amerikan me më shumë paraqitje në Champions dhe ndodhet në kuotën e 24 prezencave.

Herën e fundit që Milani shijoi fazën me eliminim direkt ishte vitin e kaluar kundër Totenhemi.

Më parë është e nevojshme të ktheheni në periudhën katërvjeçare 2009- 2013. Në këto katër edicione, kuqezinjtë arritën në çerekfinale vetëm një herë: në vitin 2012, duke u eliminuar nga Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat