Vllaznia fiton në Durrës

Futboll

Vllaznia fiton në Durrës

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 18:02
Vllaznia

Pas katër ndeshjes në të cilat kishte regjistruar dy barazime dhe dy humbje, Vllaznia rikthehet te fitorja dhe këtë e bën në Durrës, ndaj Teutës me rezultatin 0-1.

Kjo ishte fitorja e parë e teknikut Qatip Osmani teksa shkodranëve i mjaftoi një gol i ishit të Teutës, Ildi Gruda i cili shënoi që në minutën e katërt.

Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani e menaxhuan më pas avantazhin dhe dolën me tre pikë mjaft të vlefshme përballë durrsakëve.

Pas kësaj sfide, Vllaznia ngjitet në vendin e pestë me 17 pikë ndërsa Teuta është e fundit në renditje me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat