Të dielën Tirana - Partizani

Futboll

Të dielën Tirana - Partizani

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Java e 15 e Kategorisë Superiore kthen përsëri derbin e ethshëm të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, një duel që ndez gjithmonë atmosferë, ndonëse skuadrat vijnë pas rezultateve jo edhe aq të mira në javën që sapo u mbyll.

Kjo do të jetë sfida që mbyll ndeshjet e javës, e cila luhet në dy ditë, të shtunën dhe të dielën.

Ditën e shtunë, në fushë zbret e para Egnatia kryesuese përballë Vllaznisë, ndërsa më vonë do të jetë Skënderbeut që pret Erzenin.

Të dielën, ndeshjet janë ndarë me tre orare dhe nisin me duelin Kukësi-Teuta. Më pas është përballja Dinamo-Laçi që do të jetë shumë e rëndësishme për mesin e tabelës. Ndërsa në orën 19:00, e ka radhën derbi i kryeqytetit që të ndezë atmosferën e kësaj sfide.

JAVA 15

Të shtunën, 02.12.2023

Egnatia-Vllaznia ora 13:30
Skënderbeu-Erzeni ora 17:00

Të dielën, 03.12.2023

Kukësi-Teuta ora 13:30
Dinamo-Laçi ora 16:00
Tirana-Partizani ora 19:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat