Ballkani në Tiranë, gati për ekipin e Plzenit

Futboll

Ballkani në Tiranë, gati për ekipin e Plzenit

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 19:45
Ballkani

Ballkani ka arritur në Tiranë dhe po bëhet gati për sfidën e të enjtes (18.45) kundër ekipit nga Republika e Çekisë, Plzen.

Kampioni i Kosovës synon tre pikë të mëdha në kuadër të Grupit C të kualifikueseve për Conference League në futboll. 

“Skuadra ka arritur sot në Tiranë, ku të enjten zhvillojmë duelin jashtëzakonisht të rëndësishëm evropian, ndaj Viktoria Plzen. 
Me këtë rast duam të falenderojmë klubin e futbollit Dimano City për mbështetjen që na kanë dhënë, ku edhe kemi zhvilluar një seancë stërvitore në kompleksin e tyre sportiv. 

Ndeshja e pestë dhe më e rëndësishmja për ne deri tani në Grupin C të UECL-së, po afron, andaj ju ftojmë të gjithëve nga krejt trevat shqiptare, të bashkohemi në stadiumin ikonik "Air Albania" për një tjetër festë futbolli kombëtar”, njofton FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat